Telegrafi

Statistikë mbresëlënëse e Koscielnyt, pa ndërhyrje pa leje në aq shumë ndeshje

Se Laurent Koscielny po kalon nëpër një formë fantastike këtë sezon, tregon edhe numri i vogël i ndërhyrjeve pa leje që ka bërë ai.

Është thuajse e pamundur që një mbrojtës të mos bëjë asnjë ndërhyrje pa leje në aq shumë ndeshje.

Lexo po ashtu Mustafi dhe Koscielny me nofkë të përbashkët

Më poshtë, jua sjellim listën e ndeshjeve që i ka zhvilluar francezi dhe numrin e ndërhyrjeve pa leje që ka shkaktuar:

Ndaj Leicester Cityt – 0 ndërhyrje
Ndaj Watfordit – 0 ndërhyrje
Ndaj Southamptonit – 0 ndërhyrje
Ndaj Hull Cityt – 0 ndërhyrje
Ndaj Chelseat – 2 ndërhyrje
Ndaj Burnleyt – 0 ndërhyrje
Ndaj Swansea Cityt – 0 ndërhyrje
Ndaj Middlesbroughut – 0 ndërhyrje

Ritheksojmë se 31-vjeçari është bërë lojtar kyç i fazës defensive të Arsenalit qëkur u transferua nga klubi i Ligue 1 në vitin 2010.

Forma e tij mbresëlënëse ka bërë që francezin ta kërkojnë disa prej top-klubeve evropiane. /Telegrafi/