Vedat Muriqi është po vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në këtë verë u transferua te skuadra turke nga rivali i Superligës së Turqisë, Rizespor.
Gladiatori i ‘Dardanëve’ ka shënuar edhe një herë golin e fitores për Fenerbahcen ndaj Denizlispor, derisa ndeshja përfundoi 2-1.
Statistikat e Muriqit në këtë vit kanë qenë vërtetë për t’u befasuar:
Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar 41 paraqitje deri më tani në këtë vit për klubin dhe Përfaqësuesen e Kosovës, duke arritur të shënojë 25 gola dhe tetë asistime. /Telegrafi/