Arsene Wenger konsiderohet si një ndër trajnerët më të mirë në botë për zbulimin e talenteve në botë.
Ai ka sjell në radhët e Arsenalit futbollistë që më vonë u bënë lojtar kryesor në skuadër, por edhe më të ndër më të mirët në botë.
Kujtojmë kohën kur ka sjell lojtarë si Patrick Viera, Thierry Henry dhe Cesc Fabregas, të cilët ishin yje botërore, transmeton Telegrafi.
Por, së fundi mediat britanike e kanë kryqëzuar francezin për përzgjedhjen në mesfushë kur bëri mes Granit Xhakës dhe N’Golo Kantes.
Shqiptari u soll prej Borussia Moenchengladbachut ndërsa francezi kaloi prej kampionit të vitit të kaluar Leicester Cityt te Chelsea, me të cilin këtë edicion fitoi titullin e futbollistit më të mirë në Ligën Premier, por edhe u shpall kampion i Anglisë.
Por, sipas statistikave vjetore, Xhaka del të jetë më i mirë në rolin e mesfushorit kundrejt Kantes.
Ky i fundit vetëm në ndërprerjen e aksioneve dhe fitimin e dyluftimeve me kundërshtarët është më i mirë se mesfushori shqiptar ndërsa në katër statistikat kryesore tjera, Granit është më i mirë se lojtari i Chelseat.
Kujtojmë se Xhaka i kushtoi “Gunnersave” mbi 34 milionë euro, po aq sa para pagoi edhe Chelsea për Kanten. /Telegrafi/