Site icon Telegrafi

Statistikat e Pogbas tregojnë se përse Unitedi duhet ta bllokojë transferimin e tij te Reali

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka bërë të ditur se sezoni që lamë pas ishte më i miri i tij, gjersa lidhet me një kalim te Real Madridi.

Por, mesfushori francez mund të mos gabohet, duke marrë parasysh statistikat e sezonit 2018/2019 në Ligën Premier me Djajtë e Kuq.

Sipas Optas, 26-vjeçari e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë i Manchester Unitedit, pasi kishte arritur të shënonte në total 13 gola dhe kishte asistuar nëntë herë.

Francezi ka vazhduar si lider i skuadrës edhe me më së shumti gjuajtje brenda kuadratit të portës (50), më së shumti kalime (60), më së shumti ndërhyrje të fituara (69), më së shumti shanse të krijuara (55).

Lexo po ashtu Pesë zëvendësuesit e mundshëm të Pogbas te Manchester Unitedi

Ish-lojtari i Juventusi vazhdon të mbajë rekorde edhe të tjera te Manchester United për dallim nga bashkëlojtarët e tij.

Pogba ka treguar edhe klasin e tij në rifitimin e topit (218), më së shumti pasime në fazën e sulmit (321) dhe më së shumti duele të fituara (234). /Telegrafi/

Exit mobile version