Lajmi kryesor i ditës së sotme (e hënë) është se Vinicius Junior nuk do të jetë fituesi i Topit të Artë 2024 pasi ky çmim prestigjioz pritet që t’i takojë Rodrit.
Ky zhvillim ishte një goditje e madhe për klubin e Real Madridit të cilët vendosën të mos udhëtojnë fare në Francë për eventin që do të organizohet në Paris.
Sidoqoftë, le të bëjmë një krahasim mes Vinicius, Carvajal dhe Rodri, bazuar në trofetë që ata kanë fituar sezonin e kaluar
Vinicius
Vinicius shkëlqeu në sezonin 2023/2024. Në vitin 2024 ai fitoi disa trofe, fillimisht Superkupën e Spanjës, pastaj La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve.
Braziliani ishte tejet i rëndësishëm në sukseset e Real Madridit duke shënuar 24 gola dhe duke dhuruar 11 asistime.
Paraqitjet e tij tek Brazili sidoqoftë nuk ishin në nivelin e duhur, pasi ai nuk ia doli ta udhëheq shtetin e tij drejt triumfit në Copa America, ndonëse shënoi dy gola në atë garë dhe kombëtarja e tij u eliminua në çerekfinale.
Carvajal
Carvajal fitoi gjithçka me Real Madridin sezonin e kaluar përveç Copa Del Rey – Superkupën e Spanjës, La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve, por ai nuk u ndal me kaq.
Veterani spanjoll ishte tejet i rëndësishëm në triumfin e Spanjës në Euro 2024, ku mund të themi lirshëm se ishte njëri prej lojtarëve kyç të ‘Furisë së Kuqe’.
Ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit sezonin e kaluar ku edhe arriti të shënojë gol.
Rodri
Rodri ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 14 asistime në 50 ndeshje të luajtura për Manchester Cityn, duke ndihmuar ata të fitojnë Ligën Premier dhe Kupën e Botës për Klube.
Ai gjithashtu u paraqit për Spanjën në Euro 2024 duke u votuar si lojtari më i mirë teksa shënoi një gol gjatë këtij procesi.
Rodri ishte vlerësuar lartë për aftësinë e tij për të kontrolluar tempon e lojës e po ashtu edhe për faktin se si një mesfushor defanziv ka qenë në gjendje të shënojë gola./Telegrafi/