Telegrafi

Statistikat e pakrahasueshme të Messit me Ronaldon në vitin 2022

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka pasur një vit larg më të frytshëm në aspektin individual dhe ekipor sesa rivali i tij i kamotshëm, Cristiano Ronaldo.

Viti 2022 është gati të përfundoj dhe tashmë kanë filluar të bëhen llogaritë dhe statistikat për lojtarët dhe klubet.

Padyshim se gara që gjithmonë shikohet është ajo në mes të Messit dhe Ronaldos, të cilët kanë rivalizuar njeri-tjetrin për së paku 15 vite.

Megjithatë, viti aktual ka qenë larg më i frytshëm dhe i pakrahasueshëm për Messin në garë me Ronaldon, duke e lënë shumë mbrapa me çdo statistikë.

Messi gjatë këtij viti ka zhvilluar gjithsej 49 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar plot 35 gola dhe ka dhuruar 33 asistime.

Në anën tjetër, Ronaldo ka luajtur në 51 ndeshje, duke shënuar 16 gola dhe shtuar vetëm pesë asistime.

Sa i përket trofeve, Messi ka fituar plot katër trofe gjatë viti 2022.

Gjithçka nisi me trofeun e titullit të Ligue 1, duke vazhduar me Kupën e Kombeve të Evropës/Amerikës së Jugut (Finnalissima), Superkupa e Francës dhe në fund ‘qershia mbi tortë’ Kupa e Botës,

Ronaldo, në anën tjetër e ka pasur një vit për t’u harruar si me Manchester Unitedin, ku konfirmoi largimin para disa javësh, ashtu edhe me Portugalinë, duke mos e fituar asnjë trofe. /Telegrafi/