Site icon Telegrafi

Statistikat e Dybalas dhe Lukakut: Si qëndron anëtari i United dhe ai i Juventusit me gola dhe asistime

Manchester United është duke shpresuar që ta kompletojë transferimin e Paulo Dybalas para se të mbyllet afati kalimtar më 8 gusht.

Anësori argjentinas nuk është në planet e Juventusit për sezonin e ri, andaj torinezët po tentojnë që ta shkëmbejnë mesfushorin ofanziv me Romelu Lukakun.

Sulmuesi belg është i hapur për largim nga Old Trafford në këtë afat kalimtar, andaj sipas SunSport, marrëveshja mes të dyja klubeve është afër të arrihet.

Paulo Dybala (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Vlera e 25-vjeçarit në tregun e transferimeve është 50 milionë euro, derisa ajo e Lukakus është rreth 75 milionë euro.

United thuhet se kërkon që përveç shërbimeve të La Joyas të marrë edhe disa të holla nga kampioni i Serie A-së në këmbim të shërbimeve të 26-vjeçarit.

Por, në bazë të statistikave, Dybala prinë nga numri i trofeve të fituar, por Lukaku është më i mirë në numrin e golave dhe të asistimeve deri më tani në karrierë.

Dybala v Lukaku:

10 trofe të fituar – një trofe i fituar

103 gola të shënuar deri më tani – 187 gola të shënuar

46 asistime të bëra – 69 asistime të bëra

24 paraqitje me kombëtare – 81 paraqitje me kombëtare

Dy gola me kombëtare – 48 gola me kombëtare. /Telegrafi/

Statistikat e Paulo Dybalas dhe ato të Romelu Lukakut (Foto: The Sun)
Exit mobile version