Interi fitoi ndaj Milanit me rezultat 3-2 në Serie A.
Më meritori për këtë ishte Mauro Icardi me het-trikun e tij në Derby della Madonnina, dhe normalisht që nuk munguan arritjet individuale.
Icardi u bë lojtari i parë që shënon tre gola në derbin e Milanos që nga maji i 2012, atëherë kishte shënuar Diego Milito.
Gjithashtu argjentinasi futet në mesin e lojtarëve që kanë shënuar më shumë se shtatë gola për Interin në tetë javët e para në kampionat gjatë shekullit XXI.
Statistikat e Icardit ndaj Milanit:
Saktësia e gjuajtjeve: 100 per qind
Gjuajtjet: 4
Gola: 3
Shanse të krijuara: 2
Faulla të pësuar: 2
Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Napolit dhe normalisht që edhe aty shpresat e tifozëve të Interit janë te Icardi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=b87gGEpUWo0