Telegrafi

Statistika që dëshmojnë se Ronaldo është i destinuar ta fitojë së paku një herë secilën garë ku merr pjesë

Cristiano Ronaldo (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Portugali e ka shkruar historinë të shtunën mbrëma duke e fituar edicionin e parë të Ligës së Kombeve. Gjithçka u vendos me golin e Goncalo Guedes pas një ore lojë.

Ishte një sukses i radhës për superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili tash ka dy trofe ndërkombëtare me përfaqësuesen, pas triumfit në ‘Euro 2016’.

Për më shumë, 34-vjeçari u shpall golashënuesi më i mirë në Ligën e Kombeve pas het-trikut mbresëlënës kundër Zvicrës në gjysmëfinale.

Cristiano Ronaldo (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Ky është trofeu i 31-të i përgjithshëm në karrierë për CR7 me klube dhe me kombëtaren, i cili nuk e ka në plan të ndalet përkundër moshës së tij.

Njëherësh, ai i ka fituar 21 nga 28 finalet që ka marrë pjesë, si edhe i ka fituar të gjitha 12 finalet e fundit. Në këtë mënyrë, Ronaldo është bërë një fitimtar serik duke plotësuar akoma më shumë statistikat e tij mbresëlënëse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

Lista e trofeve të mëdha që i ka fituar portugezi:
Liga e Kombeve (1)
Kampionati Evropian (1)
Liga e Kampionëve (5)
Superkupa e UEFA-s (2)
Community Shield (1)
Kupa FA (1)
Kupa e Ligës (2)
Kupa e Mbretit (2)
Superkupa e Spanjës (2)
Superkupa e Italisë (1)
Kupa e Botës për Klube (4)
Kampionatet në Angli (3), Spanjë (2) dhe Itali (1)

Këto statistika janë dëshmi se thuajse në çfarëdo gare që merr pjesë, Ronaldo është i destinuar që ta fitojë së paku një herë.

Cristiano i mbush 35 vjet në shkurt të vitit të ardhshëm, mirëpo thotë se ka edhe shumë për t’i dhënë futbollit që do të thotë se do të fitojë edhe shumë trofe të tjera. /Telegrafi/