Sonte, gjithë futbolldashësit sytë do t’i kenë drejt Madridit. Është momenti i finales së Ligës të Kampionëve.
Tottenham Hotspurs dhe Liverpooli do të takohen për trofeun në Wanda Metropolitano të Madridit.
Por, ky do të jetë edhe një ballafaqim mes dy trajnerëve – Jurgen Kloppit të The Reds si dhe Mauricio Pochettinos së “Gjelave”.
Për Gjermanin kjo është hera e tretë që gjendet në finale të Ligës së Kampionëve gjersa për argjentinasin, rasti i parë në karrierë.
Pochettino skuadrën londineze e ka drejtuar në 275 ndeshje, ku 56 për qind prej tyre është ndarë si fitues.
Klopp, në anën tjetër ka drejtuar 207 skuadrën e kuqe dhe ka një bilanc prej 57 për qind të triumfeve.
Më poshtë janë disa të dhëna krahasuese për të dy trajnerët e finales së sotme që duhet të startojë në ora 21:00. /Telegrafi/