Ajaxi fitoi ndaj Willem II me rezultat 1-4 dhe kështu vazhdoi të jetë në krye të tabelës në Eredivisie.
Skuadra e trajnerit Erik ten Hag tani ka 71 pikë, një më shumë se PSV të cilët kanë një ndeshje më pak të luajtur në kampionat.
Fitorja me poker golash në këtë ndeshje arriti një rekord mjaft të madh në kampionatin elitar holandez, Ajaxi tani numëron 100 gola të shënuar, ndërsa ka pranuar 26 në gjithsej 29 xhiro.
Golat e shënuar janë treguesi më i mirë që suksesi i skuadrës holandeze këtë sezon nuk është i befasishëm.
Në anën tjetër Juve ka shënuar 64 gola dhe ka pranuar 20 në 31 xhirot në Serie A.
Kujtojmë se Ajaxi pret Juventusin të mërkurën në kuadër të çerekfinales të Ligës së Kampionëve dhe pas kësaj statistike dhe mbi të gjitha fitores së Ajaxit në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit, Zonja e Vjetër nuk do ta nënvlerësojë ekipin nga Amsterdami. /Telegrafi/
💯 goals @Eredivisie! 🔥
We just love to attack.#wilaja pic.twitter.com/02HmcMl6fN
— AFC Ajax (@AFCAjax) April 6, 2019