Site icon Telegrafi

Statistika, analizë dhe parashikim: Juventus – Milan

Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah Italia. Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e një ndeshje të madhe. Juventus dhe Milan do të takohen në finalen e Kupës së Italisë .

Vendi: Romë, Stadio Olimpico
Koha: 09 Maj (e mërkure), 21:00

Stadiumi olimpik ka kapacitet prej 72,698 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Juventus

Douglas Costa duhet të shpërblehet me një fillim pas paraqitjeve fantastike në ndeshjet e fundit dhe startimet nga banka rezervë.

Juan Cuadrado pritet të fillojë në të djathtë kundrejt Stephan Lichtsteinerit, i cili ka paralajmëruar largimin pas përfundimit të sezonit.

Mario Mandzukic është kthyer në stërvitje, por nuk është i gatshëm të luajë të gjithë lojën dhe duhet të pres rastin në pjesën e dytë.

Dybala dhe Higuain do ta përbëjnë fazën sulmuese të ndihmuar edhe nga Costa.

Lojtarët e dyja ekipeve që mund të mungojnë

Milan

Lucas Biglia nuk ka mundur me kohë të shërojë një lëndim të marrë më parë , kështu që Manuel Locatelli mund të fillojë në mesfushë.

Patrick Cutrone shënoi në fundjavë dhe do të shpresojë që të shpërblehet me një vend në formacionin startues.

Andrea Conti nuk do të luajë shkaku i lëndimit, ndërsa Andrea Silva nuk dihet nëse do të luajë që nga minuta e parë shkaku i paraqitjeve të dobëta në kampionat.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Juventusi nuk ka pësuar gol në pesë ndeshjet e fundit (Coppa Italia).

AC Milan nuk ka pësuar gol në shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit (Coppa Italia).

Juventusi ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit (Coppa Italia).

AC Milan kanë barazuar në tre ndeshjet e fundit (Coppa Italia).

Janë shënuar së paku dy gola në pesë ndeshjet e fundit të Juventusit (Coppa Italia).

Juventusi ka fituar katër ndeshjet e fundit kundër AC Milan në të gjitha garat.

AC Milan nuk ka shënuar gol në tre ndeshjet e fundit (Coppa Italia).

Juventusi ka shënuar të paktën dy gola në katër ndeshjet e fundit kundër AC Milan në të gjitha garat.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në tre ndeshjet e fundit si vendas kundër AC Milan në të gjitha garat.

Formacionet e mundshme

Analizë

Juventusi pothuajse ka fituar titullin e Serie A dhe tani do të kërkojë të marr trofeun e katërt rresht të Kupës së Italisë.

AC Milan ka të ngjarë të rrëmbejnë trofeun e parë të sezonit, por ende mund të përfundojë me medaljen e argjendt. Ata nuk e kanë fituar Coppa Italia që nga viti 2003.

Juventusi nuk ka qenë në të mirën e tyre në ndeshjet e fundit, por zakonisht shfaqen në ndeshjet e mëdha kundër rivalëve të tyre të Serie A.

Në një ndeshje, Milani ka një mundësi, por Juventusi pritet të fitojë sërish titullin e tyre.

Parashikim: Juventus 2-1 Milan

Exit mobile version