Telegrafi

Starlink i Muskut dështoi përsëri gjatë sulmit ukrainas ndaj flotës ruse

Një ndërprerje e madhe në funksionimin e Internetit Starlink ndodhi gjatë sulmit ndaj flotës ruse në Sevastopol natën e 12-13 shtatorit.

Analistët e platformës NetBlocks publikuan grafikun e lidhjes për muajin shtator, ku shihet se ndërprerja gjatë kësaj nate ka qenë më e keqja në muajin shtator. Cilësia e lidhjes së internetit ka rënë pothuajse në zero.

Lexo po ashtu Musk konfirmon se kishte ndaluar një sulm të madh të ukrainasve ndaj forcave ruse

Më herët, CNN, i cili mori një fragment të biografisë së Muskut të shkruar nga gazetari dhe autori amerikan, Walter Isaacson, raportoi se në vitin 2022, miliarderi dyshohet se kishte urdhëruar fshehurazi çaktivizimin e komunikimeve Starlink pranë brigjeve të Krimesë për të penguar një sulm ukrainas ndaj marinës ruse në Sevastopol.

Musk më vonë iu përgjigj raportimeve se urdhëroi fshehurazi ndërprerjen e komunikimeve të Starlink pranë bregut të Krimesë për të penguar një sulm ukrainas ndaj marinës ruse në Sevastopol.

Lexo po ashtu Musk zemëron Kievin - miliarderi akuzohet se kontribuoi në vrasjen e fëmijëve ukrainas

Gjatë mbrëmjes, Ukraina kreu një sulm të suksesshëm ndaj flotës ruse në Sevastopol.

Rusia konfirmoi se një anije dhe një nëndetëse u dëmtuan në sulm. /Telegrafi/