Sylvester Stallone i ka dhënë një lajm fantastik Conor McGregorit. Legjenda e kinematografisë, që është pjesë edhe e UFC-së, dëshiron ta ndihmojë ish-kampionin irlandez.
Aktori ka shprehur gatishmëri që ta ndajë një pjesë të aksioneve tij nga UFC duke e bërë si partner McGregorin.
Irlandezi kishte bërë me dije muaj më parë se po pensionohet nga sporti i arteve të përziera marciale, gjersa ‘Rocky’ po i jep një pjesë të tij. Stallone ka bërë me dije se ai është i gatshëm që t’i japë Conorit një pjesë të aksioneve nga UFC, pasi mendon se e meriton.
Tashmë është bërë e ditur se 23 persona të famshëm kanë aksione në UFC, në mesin e tyre edhe Sylvester Stallone.
Më poshtë mund t’i shikoni 23 personat e famshëm që kanë pjesë (aksione) në sportin luftarak Ultimate Fighting Championship:
Ben Affleck, Michael Bay, Tom Brady, Rob Dyrdek, Guy Fieri, Flea, Abel “The Weeknd” Tesfaye, Calvin Harris, Anthony Kiedis, Jimmy Kimmel, Robert Kraft, Adam Levine, Li Na, LL Cool J, Cam Newton, Trey Parker, Tyler Perry, Maria Sharapova, Sylvester Stallone, Mark Wahlberg, Serena Williams dhe Venus Williams. /Telegrafi/