Site icon Telegrafi

Stadiumi i ri i Interit dhe Milanit nuk do të jetë gati para vitit 2027

Interi dhe Milani kanë bërë një hap të ri drejt ndërtimit të një stadiumi të ri për të dy klubet, por drejtori i Nerazzurrëve, Alessandro Antonello ka pranuar se nuk ai do të jetë gati para vitit 2027.

Mëngjesin e sotëm, përfaqësuesit e Interit dhe Milanit zhvilluan një takim të ri me kryebashkiakun e Milanos, Beppe Sala, duke marrë siguri në lidhje me kohën e projektit.

Në takim morën pjesë drejtori i Interit, Alessandro Antonello dhe presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, por vetëm drejtori i Nerazzurrëve foli për mediat.

Lexo po ashtu Milani dhe Interi janë gati për ndërtimin e stadiumit të ri

“Ekziston një udhërrëfyes që shpresojmë se do të përshpejtojë procesin e miratimit. Nuk kemi diskutuar ende çështje teknike”.

“Ne jemi të gatshëm të rishikojmë të gjithë projektin nga këndvështrimi i qëndrueshmërisë mjedisore për sa kohë që ka një siguri për kohën. Tashmë, horizonti është viti 2027. Afati i fundit është bërë kështu”, ka thënë Antonello për Calciomercato.com.

Antonello konfirmoi se San Siro do të jetë stadiumi për Lojërat Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina në vitin 2026.

Lexo po ashtu Milani dhe Interi prezantojmë projektet për stadiumin e ri, flasin drejtuesit e dy klubeve

Kryetari i bashkisë së Milanos Beppe Sala ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook se ceremonia e inaugurimit të Lojërave Olimpike Dimërore do të mbahet në Stadio Giuseppe Meazza.

Ai deklaroi gjithashtu se projekti për stadiumin e ri, i cili do të ndërtohet në San Siro, duhet të respektojë udhëzimet mjedisore.

Sala shtoi gjithashtu se zona përreth stadiumit do të duhej të zbatohej, duke qenë e qëndrueshme për mjedisin.

Të dy klubet kanë rënë dakord të respektojnë kushte të tilla, ndaj këshilli bashkiak duhet ta miratojë shpejt projektin duke pasur parasysh interesin e tij publik. /Telegrafi/

Exit mobile version