Telegrafi

Stadiumet në Serie A të limituara deri në 500 tifozë

(Foto: Ekin SAATCİ)

Serie A është duke menduar që t’i rikthejë tifozët në stadiume, mirëpo pa rrezikuan shumë.

Liga italiane është në dijeni për infektimet me COVID-19 në klubet elitare, andaj ka shikuar edhe protokollin e rikthimit të tifozëve në stadiume.

Në fillim ishte planifikuar që në stadiume të jenë prezent një mijë tifozë, mirëpo tani do të reduktohet në 500.

Rastet me coronavirus janë shtuar dukshëm në këtë javë dhe autoritetet kanë paralajmëruar për kujdes të shtuar.

Në javën e kaluar, në Itali ishin 20.989 raste në total, derisa numri ka filluar të rritet në 54 për qind.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka bërë të ditur se tifozët mund të rikthehen në stadiume, por jo mbi 500 persona. /Telegrafi/