Telegrafi

“Squid Game” – shfaqja televizive më e kërkuar në Google për vitin 2021

Foto: Screenshot/YouTube

Meqë jemi në fund të vitit 2021, Google ka prezantuar fjalët më të kërkuara që kanë mbizotëruar sivjet.

“Squid Game”, dorëzat e Bernie Sanders dhe ‘si të vishni xhinse të ngushta’ – janë ndër fjalët më të kërkuara në Google përgjatë gjithë këtij viti.

Lista vjetore e kërkimit të publikuar nga Google tregoi se “Squid Game” ishte shfaqja televizive më e kërkuar.

“Squid Game” (Foto: Netflix)

Nga ana tjetër, dorezat e thurura të veshura nga Sanders, një ish-kandidat për president të SHBA-së, në inaugurimin e Joe Biden bënë që kërkimet për dorëza të arrijnë një rekord të madh në janar.

Sipas një publikimi nga The Guardian, Afganistani ishte kërkimi kryesor i lajmeve dhe ’vaksina COVID-19’ ishte termi i tretë më i kërkuar për lajme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Squid Game

Alec Baldwin, aktori që qëlloi për vdekje Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”, ishte personi më i kërkuar në botë për këtë vit.

Alec Baldwin (Foto: Screenshot/YouTube)

Sa i përket fushës së artit, “Driver Licence” e Olivia Rodrigos dhe “Montero” i Lil Nas X, u prezantuan si projektet më të kërkuara.

Sezoni i parë i shfaqjes së “Squid Game” kishte 1.6 miliardë orë të shikuara brenda 28 ditëve të para nga publikimi – dhe momentalisht po qëndron në listën e 10 serialeve më të mira në Netflix. /Telegrafi/