Site icon Telegrafi

Sqarimi i trajnerit të Blake Lively për formën e shkëlqyer pas shtatzënisë: Nuk po bëjmë asgjë të pashëndetshme

(Foto: Instagram/blakelively)

Blake Lively është duke u përgatitur për një rol të ri, ndërsa prej se e ka sjellë në jetë fëmijën gjashtë muaj më parë, ajo stërvitet fort në kohën e lirë dhe e ruan formën fizike.

Nuk është e çuditshme që aktorja është duke ushtruar me ndihmën e trajnerit të famshëm të fitnesit, Don Saladino, për më shumë se 10 vjet. Është trajneri që e ka zbuluar sekretin e dukjes së saj me një program të quajtur “Stërvitu si Blake”.

Lexo po ashtu Diletta Leotta stërvitet në mënyrë aktive edhe gjatë shtatzënisë

Saladino shprehet se inkurajon njerëzit të konsumojnë më shumë ushqim dhe të mos rëndohen nga kilogramët e treguar në peshore. Ai nuk beson në ndërprerjen e ushqimeve që ju pëlqejnë ose në përpjekjen për të bërë disa ushtrime të paarritshme në palestër.

(Foto: Getty Images)

“Ne kurrë nuk bëjmë asgjë të pashëndetshme. Realiteti është që ju mund të jeni 10 kilogramë më i rëndë, por kur hiqni rrobat dukeni saktësisht se si dëshironi të dukeni lakuriq”, ka shpjeguar trajneri.

Lexo po ashtu Trajneri i fitnesit i yjeve të Hollywoodit këshillon si të mbaheni në formë

Programi “Stërvitu si Blake” zgjat gjashtë javë dhe është krijuar për të djegur dhjamin dhe për të ndërtuar muskuj. Përveç kësaj, ai deklaron se punon për të siguruar që klientët e tij të ruajnë nivele të larta energjie në afat të gjatë si një pikë kyçe.

Ky regjim konsiderohet i lehtë për t’u mbajtur, sepse nuk kërkon ndonjë eliminim diete dhe është shumë i popullarizuar në mesin e të famshmëve që stërviten me Don Saladino. Disa nga yjet që praktikojnë këtë regjim janë Emily Blunt, Cindy Crawford e Anne Hathaway. /Telegrafi/

Exit mobile version