Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila pak ditë më parë vizitoi Shqipërinë, vazhdon të jetë një prej artisteve femra më të dëgjuara gjatë vitit.
Platforma më e madhe e muzikës në botë, “Spotify” ka nxjerrë së fundmi statistikat vjetore për secilin artist, duke treguar se sa janë dëgjuar ata përgjatë një viti të tërë.
Nga këto statistika rezulton se Bebe Rexha është dëgjuar plot 1.5 miliardë herë nga fansat gjatë vitit 2019.
106.9 milionë është numri i personave që kanë dëgjuar muzikën e saj, të cilët vijnë nga 79 shtete të ndryshme.
Ndërkohë, orët e shpenzuara nga këta dëgjues për këngët e artistes shqiptare janë plot 74.3 milionë orë.
E lumtur për këto rezultate, Rexha ndau me ndjekësit e saj një fotografi të kësaj tabele, duke i falënderuar kështu të gjithë fansat për sukseset që i dhuruan gjatë këtij viti. /Telegrafi/