Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, në Sports Show të Klan Kosova ka thënë se ata janë të kujdesshëm në garat që marrin pjesë edhe në pijet që përdorin.
Kuka ka thënë se sidomos vëmendje në këtë aspekt kanë në ato vende të cilat nuk na duan si shtet.
“Federata Botërore e Xhudos e ka një person i cili është i ngarkuar me sportistët kulminantë sa i përket dopingut”, ka thënë ai.
Kuka ka treguar edhe një rast kur ky person e ka ndaluar Majlinda Kelmendin që të pinte ujë nga një shishe e cila për të ishte e panjohur, njofton Klan Kosova.
Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni bisedën rreth kësaj çështjeje.