Sporting Lisbona ka vendosur një çmim prej 75 milionë euro për yllin, Viktor Gyokeres, raporton Record nga Portugali.
Mediumi shton më tej se ka një mori klubesh të mëdha të interesuara për Gyokeres nga Man United, te Bayern dhe Chelsea, por edhe Barcelona është e vendosur mirë mes tyre.
Barça po mendon përpara se si të zëvendësojë Robert Lewandowskin dhe Gyokeres ka rënë në sy.
Sulmuesi suedez është në mesin e të 20-ave dhe ka shënuar më shumë se 60 gola vetëm në vitin 2024.
Barça është rikthyer në rregullin 1:1 në La Liga që do të thotë se nuk do të ketë problem të financojë një marrëveshje për një nga sulmuesit më në formë dhe më të kërkuar të Evropës.
Megjithatë, një lëvizje në janar nuk është e mundshme. /Telegrafi/