Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lansuar sot Programin Nacional “Sport në Shkolla”.
Ky program ky që ka për qëllim shtimin e numrit të aktiviteteve sportive nëpër të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës si dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.
E me rastin e lansimit të këtij programi, kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/