Site icon Telegrafi

Sponsorët në fanellat e klubeve në Serie A, Sassuolo lë pas të gjithë gjigantët

Juventus - Sassuolo . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Një pjesë të konsiderueshme të ardhurave nëpër klube e siguron edhe sponosir gjeneral në fanellë, që mbahet në pjesën e përparme.

Në vitet e fundit është një klub që i lë pas të gjithë gjigantët sa i përket fitimeve nga shtija e kësaj të drejte.

Bëhet fjalë për Sassulon që edhe këtë vit është në krye, me sponsorizim prej 18 milionë euro nga kompania e ngjyrave Mapei.

Mapei sponsor i Sassuolos . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Pronari i kësaj kompanie të madhe italiane është edhe pronar i klubit, që po ashtu e ka edhe stadiumin në pronësi.

Pas tyre vjen Juventusi që merr nga Jeep plot 17 milionë euro në vit.

Milan zë vendin e tretë me Fly Emirates, ndërsa Roma me Qatara Airëays zë të katërtin, pasi marrin njëjtë nga 14 milionë euro.

Inter me Pirellin, Napoli me Lete dhe Fiorentina me Mediacom e mbyllin renditjen e shtatë më të pasurave. /Telegrafi/  

Exit mobile version