Telegrafi

Spiunonte për rusët, aksioni i policisë gjermane në Berlin – arrestohet punonjësi i ambasadës britanike

Një britanik është arrestuar në Gjermani nën dyshimin se ka spiunuar për rusët, shkruan BBC.

Gjykatësit federal në Gjermani, kanë bërë të ditur se një burrë që është identifikuar si David S, ka punuar në ambasadën britanike në Berlin, transmeton Telegrafi.

Ai të paktën një herë u ka dorëzuar dokumente të caktuara agjentëve rusë, në këmbim të një shume të panjohur të parave.

Burri u arrestua në Postdam, kurse shtëpia e tij dhe vendi i punës është duke u kontrolluar nga policët.

Arrestimi ka ndodhur falë një hetimi të përbashkët të autoriteteve gjermane dhe atyre britanike.

E policia në Londër ka konfirmuar arrestimin e 57-vjeçarit, qytetar i Britanisë së Madhe që jetonte në Gjermani, mirëpo nuk është bërë e ditur se çfarë pune kryente në ambasadë. /Telegrafi/