Telegrafi

Spiunohet Porsche Panamera i ri

Spiunohet Porsche Panamera ende pa dalë në treg, gjatë një vozitje të tij në Irlandë.

Duke u bazuar në këtë prototip, duket se nga Porsche janë duke punuar vetëm në azhurnim të ri, e jo në ndonjë dizajn komplet të tij, transmeton koha.net.

Në fakt, ky do të jetë bukur më ndryshe nga modeli i tanishëm dhe jo vetëm nga platforma MSB, por gjithashtu me një ridizajn nga mbrapa veturës.

Ndërsa, thuhet se Panamera i ri do të jetë më i lehtë për 91 kilogramë si rezultat i përdorimit të aluminit dhe çelikut të fortë, pritet që kjo të ndikojë në performancën e veturës.

Matthias Muller nga Porsche ka treguar se Panamera i ri do të lansohet gjatë marsit në panairin e veturave në Gjenevë në vitin 2016.