Mercedesi i ri S-Class i përditësuar është spiunuar brenda dhe jashtë.
I përgatitur për të “luftuar” me Audi A8 të ri dhe BMW 7 Series, modeli i përditësuar ka model të ngjashëm me pasardhësin. Ndryshimet janë në sistemin për emetimin e gazrave dhe në interier.
Interieri tani ka timon të ri me konsolë të re dhe sistem të ri informativ.
Sa i përket motorit, kompani ofron modelin me motorë me gjashtë cilindra. Këta motorë pritej të debutonin me E-Class, por tani raportohet se kompania do t’i prezantojë me familjen e re të klasës S.
Mercedes S-Class i ri pritet të shpaloset në fillim të vitit të ardhshëm. Debutimi i tij pritet të bëhet në North American International Auto Show ose Geneva Motor Show.