Telegrafi

Spiunohet Mercedes-AMG GT-R (Foto)

Duke cituar burimet e brendshme nga fabrika, disa medie në fund të nëntorit të vitit të kaluar kanë njoftuar se kompania Mercedes-Benz është duke planifikuar një version më të fortë të modelit Mercedes-AMG GT, i cili promovimin do ta mbajë në fund të këtij viti.

Ndërkohë, është spiunuar modeli i kamufluar testues i kësaj veture sportive e cila është menduar të jetë versioni rrugor i versionit garues të modelit Mercedes-AMG GT3.

Ndoshta më shumë tërheq vëmendje emri i tij, transmeton Koha.net. Kompania Mercedes, në fakt, këtë version do ta quajë Mercedes-AMG GT-R.

Mercedes-AMG GT-R do të ketë motorin 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej rreth 550 kuajfuqi, ashtu siç ka treguar kreu i AMG-së, Tobias Moers.

Përveç motori, ky AMG GT-R, ndër të tjera, do të ketë edhe aerodinamikën më të bukur me disa elemente nga fibra të karbonit, rrotat më të lehta, sistemin e frenimit high-performance, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si do të jetë më i lehtë për 80 kilogramë sesa versioni standard.