Telegrafi

Spiuni rus filmohet duke i dhënë ryshfet agjentit serb, BIA konfirmon autenticitetin e videos

Shërbimi Sekret i Serbisë e njohur si BIA, ka konfirmuar autenticitetin e videos ku spiuni rus Georgi Kleban i jep para një agjenti të lartë të Serbisë.

BIA serbe ka konfirmuar për RTS se personi në video është një spiun rus, kurse kryeministrja Ana Brnabiq ka deklaruar në hollin e Kuvendit të Serbisë, se në orët e para të mëngjesit është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq i cili njëherit është komandant suprem i ushtrisë, i cili ka kërkuar nga Shërbimi i Inteligjencës ushtarake të Serbisë të fillojë hetimet e kësaj afere, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Videoja që bëri bujë në Serbi: Spiuni rus filmohet duke i dhënë ryshfet agjentit serb

Në anën tjetër ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se Vuçiq është duke mbledhur informacione, duke pranuar se nesër pret të fton në takim të gjithë shefat e shërbimeve sekrete si dhe gjeneralin e ushtrisë serbe. /Telegrafi/