Telegrafi

Spitalet, zjarrfikësit, policia dhe ushtria janë të gatshme për raste më të këqija!

Zjarrfikësit, policia, mjekët kanë plane për të mbrojtur qytetarët nga fatkeqësitë natyrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas një serie tërmetesh që kanë ndodhur në vend dhe ndoshta për tërmete të reja, në qoftë se ka të lënduar, spitalet kanë plane për pacientët dhe mjekët si dhe punën e tyre. Gati për të pranuar pacientë, që mjekët, infermieret të jenë në gjendje të reagojë shpejt. Nga Klinika Universitare për sëmundje kirurgjike ‘Sveti Naumi’ thonë se sipas planit të shpëtimit mund të thërrasë edhe ekipet kirurgjike dhe punonjës të tjerë. Ata shpjegojnë sesi rregull fillimisht pranojnë pacientët në departamentin e kujdesit intensiv të cilët janë të sëmurë rëndë.

Nga zjarrfikësit e qytetit të Shkupit thonë se pas çdo fatkeqësie që do mund të kishte ndodhur në qytet mund të përmbushen nevojat. Të gatshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe të ndihmojnë ata. Ministria e Brendshme thotë se përgjatë 24 orëve kanë turne të natës. Çdo njeri është i gatshëm në çdo moment për të vepruar në përputhje me udhëzimet e komitetit drejtues.

Sidomos mjekët kompetente apelojnë tek qytetarët për qetësi edhe nëse ndodh ndonjë tërmet. Vendimi Mbrojtje dhe Shpëtim është verifikuar në vitin 2013, ka bërë më parë simulimet e klinikës së bashku me ekipet e ambulancës për evakuim në rast të fatkeqësive natyrore tërmet, përmbytje, zjarr, luftë. /Telegrafi/