Nikolla Gruevski njëherë vlente për modernizimin e Maqedonisë, shkruan revista gjermane Spiegel, raporton Deutsche Welle, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Spiegel në analizën e gjendjes për Maqedoninë e përshkruan metamorfozën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, nga ekonomist premtues në një ultranacionalist populist.
Gruevski u shndërrua në një sundimtar ultranacionalist-populist që drejton vendin me metoda kriminale: nga zgjedhje të papërmbajtshme mashtruese përmes korrupsionit dhe spiunazhit deri në vrasje të dyshuara politike. Maqedonia nga vendi shembull, u bë vendi më shpërthyer në rajon. ”
“Klimaks i ri, pothuajse kriza trevjeçare pësoi të enjten e kaluar: Pas javëve të protestave nacionaliste, grupet e armatosura sulmuan parlamentin dhe filloi një orgji brutale e dhunshme kundër deputetëve të opozitës. Shumë vëzhgues janë të bindur se Gruevski është organizatori kryesor i trazirave”, shkruan Spiegel. /Telegrafi/