Manchester Unitedi thuhet se e k a refuzuar ofertën e parë të Real Madridit për Paul Pogban.
Kampioni i botës është shënjestër e Zinedine Zidane për edicionin e ardhshëm, ashtu që trajneri ka kërkuar nga Florentino Perez që ta transferojë mesfushorin gjatë verës.
Analisti kryesor i Okdiario, Eduardo Inda, ka thënë për El Chiringuito se tashmë është bërë oferta e parë.
“Real Madridi e ka bërë ofertën e parë për Pogban, e cila ishte 125 milionë euro plus 25 milionë të tjera në formë bonusesh”.
“Manchesteri ka kërkuar 200 milionë euro për të nisur bisedimet”, ka thënë Inda duke e bërë të qartë se Djajtë e Kuq e kanë refuzuar ofertën e Los Blancos. /Telegrafi/