Site icon Telegrafi

Spekulohet se Neymar po e kërkon largimin nga PSG

Neymar (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Zërat rreth një largimi të mundshëm të Neymarit nga Paris Saint-Germaini sa vijnë e shtohen më shumë, sidomos pas akuzave të fundit për dhunë ndaj një femre.

Sipas Telefoot, sulmuesi brazilian është duke e kërkuar largimin nga skuadra franceze, pasi nuk është i lumtur në Parkun e Princave, me Barcelonën dhe Real Madridin, që janë të gatshme ta transferojnë.

Neymar thuhet se nuk është i lumtur me një rikthim të mundshëm të Leonardos si drejtor sportiv, e që kjo do të thoshte largim për Antero Henrique, njeriun që e bindi atë të kalojë në Paris.

Neymar dhe Kylian Mbappe (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Madje, braziliani është i acaruar edhe me situatën e Kylian Mbappes, pasi ky i fundit po merr më shumë mbështetje nga bordi i PSG-së se sa ai.

Lexo po ashtu Neymar zbulon dëmtimin e tij të tmerrshëm në një postim në rrjetet sociale

Të gjitha këto janë duke bërë që Neymar ta kërkojë rikthimin te Barcelona apo edhe një transferim të mundshëm te Real Madridi në verë.

PSG mund të pajtohet me shitjen e brazilianit pas vetëm dy sezonesh qëndrimi në Parkun e Princave, pasi kanë paguar 222 milionë euro, mirëpo që mund të kërkojë deri në 280 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version