Site icon Telegrafi

Spektakli i El Clasicos në Miami i takoi Barcelonës (Video)

Barcelona ka fituar ndaj Real Madridit me rezultat 2-3 në kuadër të turneut International Champions Cup.

Kjo ishte miqësorja e parë pas 26 vitesh mes dy klubeve spanjolle dhe e para që u luajt ndonjë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo po ashtu ICC promovon El Clasion në Miami me një video emocionuese (Video)

Katalunasit ishin më të mirë dhe në fund ishte një fitore e merituar për djelmoshat e Ernesto Valverde që këtë miqësore duket se e kishin marrë më seriozisht se kundërshtarët.

Goli i parë erdhi nga Lionel Messi në minutën e tretë, ndërsa nuk vonoi Ivan Rakitic për 0-2 në minutën e shtatë.

Epërsia u ngushta nga Mateo Kovacic me një gol të bukur në minutën e 14, ndërsa Reali barazoi rezultatin pas një kundërsulmi 13 sekondësh dhe prej tre pasimesh që në fund u finalizua nga Marco Asensio në minutën e 36-të.

Goli i fitores u shënua nga Gerard Pique pas asistimit nga Neymar në minutën e 50-të, edhe pse skuadrat sulmuan deri në fund, rrjetet mbetën të paprekura.

Në këtë takim luajtën gjithë yjet në përjashtim të Cristiano Ronaldos, i cili nuk ishte i ftuar. /Telegrafi/

Exit mobile version