Arsenal dhe Barcelona kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme në Los Angelos ku po zhvillojnë fazën përgatitore.
Në prani të 70 mijë tifozëve në stadiumin SoFi, skuadra angleze ka shënuar fitore me rezultat 5-3 në një ndeshje ku pati gjithçka në të.
Robert Lewandowski shënoi i pari pas tetë minutash lojë për t’i dhënë epërsinë Barcelonës, por vetëm pesë minuta më vonë rezultati u barazua në 1-1 kur Bukayo Saka realizoi nga afërsia.
Talenti anglez kishte mundësi të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 22-të, por gjuajti jashtë dhe rezultati mbeti 1-1.
HALFTIME IN LA!
2️⃣ Arsenal (B. Saka 13' | K. Havertz 43')
2️⃣ Barça (R. Lewandowski 7' | Raphinha 34')#ArsenalBarça 🇺🇸 pic.twitter.com/bi9JZkTsba— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 27, 2023
Ishte minuta e 34-të e ndeshjes, kur Raphinha realizoi nga gjuajtja e lirë për ta rikthyer epërsinë e Barcelonës në 1-2.
Por dy minuta para fundit të ndeshjes, Kai Havertz realizoi nga afërsia për të barazuar shifrat në 2-2.
⚽️ Back underway…
✊ Let’s win this, Gunners!
📺 Watch LIVE on https://t.co/4KJlfKW7rt
🔴 2-2 🔵 (46)
— Arsenal (@Arsenal) July 27, 2023
Edhe pjesa e dytë ishte spektakolare ku u realizuar katër gola të tjerë. Leonardo Trossard realizoi për 3-2 në minutën e 56-të.
Tonight's goalscorers 🤩
Which one was your favourite, Gooners? 👇 pic.twitter.com/UmqKliX9c3
— Arsenal (@Arsenal) July 27, 2023
Ylli belg doli sërish në skenë në minutën e 78-të duke realizuar një tjetër gol të bukur për 4-2.
10 minuta më vonë Ferran Torres realizoi golin e tretë të Barcelonës, por në minutën e fundit Fabio Vieira shënoi një gol spektakolar për rezultatin përfundimtar 5-3.
Thank you, LA 😍
Next stop: London ✈️ pic.twitter.com/r5bp5Y9SyD
— Arsenal (@Arsenal) July 27, 2023
Kësisoj Arsenali fitoi njërën nga ndeshjet miqësore që do të mbahet gjatë në mend, pasi përveç tetë golave kishte edhe dhjetëra raste shënimi dhe tifozët janë argëtuar jashtëzakonisht shumë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1Ofq-c6Xokg