Real Madridi ka arritur fitoren e parë në ndeshjet miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndron për fazën përgatitore.
Në sfidën e zhvilluar në Bank of America Stadium në Charlotte, Los Blancos kanë triumfuar përballë Chelseat me rezultat të ngushtë 2-1.
Të gjithë golat u realizuan në pjesën e parë dhe pjesa e dytë u luajt më shumë në aspektin defensivë.
Ishte minuta e 19-të e ndeshjes, ku Brahim Diaz asistoi te Lucas Vasquez i cili gjuajti bukur dhe topi pasi u devijua nga mbrojtësit e Chelseat shkoi në rrjetë për epërsinë e Realit 1-0.
💪 Victory in final pre-season game.#RealMadrid | #RealMadridOnTour
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 7, 2024
Vetëm tetë minuta më vonë, Brahim Diaz tani doli në skenë ku pasi pranoi një asistim të bukur nga Vini Jr kaloi edhe portierin kundërshtar dhe realizoi për 2-0.
Krejt çfarë bërë futbollistët bardhekaltër ishte goli i shënuar nga Noni Noni Madueke pas asistimit nga Enzo Fernandez.
Për Chelsean kjo ishte humbja e tretë në SHBA, pasi janë mposhtur nga Celtic 1-4 dhe nga Man City 4-2, derisa kanë vetëm një fitore 3-0 ndaj Club America. /Telegrafi/