Telegrafi

Spektakël në takimin mes Blazers dhe Raports – të gjitha rezultatet e takimeve në NBA

Ka përfunduar edhe një xhiro në NBA, e natyrisht se nuk munguan befasitë e shumta.

Përballja më e zjarrtë ishte ajo në mes të Portland Trail Blazers dhe Toronto Raports që përfundoi me rezultat 112-111.

Një tjetër përballje që dhuroi spektakël ishte edhe ajo në mes të Sacramento Kings dhe Indiana Pacers që u mbyll me 127-122.

Charlotte Hornets në anën tjetër ka shënuar fitore bindëse ndaj New York Knicks me rezultatin 109-88.

Fitore në këtë javë shënoi edhe Memphis Grizzlies që triumfoi ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 101-91.

Washington Wizard në anën tjetër ka mposhtur Phoenix Suns me shifrat 128-107, derisa takimi mes Dallas Mavericks dhe New Orleans Pelicans u anulua për shkak të rasteve me coronavirus nga këta të fundit.

Fitore në këtë xhiroi mori edhe Atlanta Hawks ndaj Philadelphia 76ers që triumfuan me 112-94. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5klRlN5Lz18&ab_channel=MLGHighlights

https://www.youtube.com/watch?v=faUDUcg8SPY&ab_channel=MLGHighlights

https://www.youtube.com/watch?v=_ybwXmEbI0E&ab_channel=MLGHighlights