Telegrafi

Spektakël në NBA: Fitojnë San Antonio Spurs e Sacramento Kings, por pësojnë Chicago Bulls dhe Golden States Warriors

San Antonio Spurs ka shënuar fitore bindëse ndaj Milwaukee Bucks në xhiron e radhës në NBA.

Spurs fituan me rezultat 126-104, derisa kishin fituar çerekun e parë, dytë dhe të katërt.

Në të parin rezultati ishte 27-22, i dyti 38-30, të tretin e humbën 26-29, për t’u rikthyer në të katërtin me 35-23.

DeMar DeRozan ishte në super-formë, duke shënuar 25 pikë, i ndjekur nga pas prej anëtarit të Milwaukee, Giannis Antetokounmpo që shënoi 24 dhe Patty Mills me 21 pikë.

Fitore ka shënuar edhe Dallas Mavericks, që fituan me shumë vështirësi ndaj Chicago Bulls 118-110, gjersa shkëlqyen Luka Dončić i Bulls (38 pikë), Lauri Markkanen (26) dhe Zach LaVine (20).

Rezultatet e tjera në NBA:

Charlotte Hornest 104-115 Indiana Pacers

Orlando Magic 101-89 Brooklyn Nets

Philadelphia 76ers 120-113 Oklahoma City Thunder

Washington Wizards 99-94 Boston Celtics

Atlanta Hawks 115-123 Denver Nuggets

New Orleans Pelicans 126-128 Utah Jazz

Sacramento Kings 111-98 Golden States Warriors. /Telegrafi/