Site icon Telegrafi

Spektakël i garantuar: Tyson Fury dhe Hafthor ‘Thor’ Bjornsson dakordohen për duelin e vitit

Tyson Fury ka konfirmuar se është në bisedime për të rikthyer në ring në një përballje kundër ish-kampionit të njeriut më të fortë në botë, Hafthor ‘Thor’ Bjornsson.

Boksieri 33 vjeçar nuk ka luftuar që kur njoftoi tërheqjen e tij nga boksi profesionist në prill, pasi mbrojti titullin e tij në kategorinë e rëndë WBC kundër Dillian Whyte në Wembley.

“The Gypsy King” tani do të rikthehet kundër Bjornsson, i cili luajti “The Mountain” në “Game Of Thrones” të HBO-së, me negociatat që po zhvillohen për një luftë që do të organizohet në një stadium futbolli në Londër në nëntor.

Lexo po ashtu Tyson Fury konfirmon rikthimin sensacional nga pensionimi, por vetëm nëse Usyk deklason Joshuan

“Do të ishte pak argëtuese”, deklaroi Fury për The Telegraph.

“Do të ishte mirë të hyje aty para, të themi, 70,000 tifozëve dhe t’i tregosh se çfarë është boksi, ta bëj të humbasë dhe ta nokautoj”.

“Ne jemi duke folur me ekipin e tij për momentin dhe kjo është padyshim diçka për të cilën jam i interesuar”, ka shtuar më tej Gypsy King.

Lexo po ashtu Thor Bjornsson tregon kushtet e tij të pabesueshme për revanshin ndaj Eddie Hall

Fury ende nuk ka hequr dorë nga titulli i tij në WBC dhe shpreson se ai do të kthehet në boksin profesionist për t’u përballur me fituesin e revanshit të ardhshëm të Anthony Joshua me Oleksandr Usyk.

Usyk do të mbrojë rripat e tij WBA, WBO dhe IBF kundër Joshua në Jeddah, Arabia Saudite muajin e ardhshëm.

Megjithatë, Fury e ka hedhur poshtë mundësinë e përballjes me fituesin në një luftë të padiskutueshme për titull.

Lexo po ashtu Kushtet e Tyson Furyt për t'u rikthyer nga pensionimi dhe të përballet me Joshuan

Gjiganti islandez Bjornsson bëri debutimin e tij në boks në vitin 2021 dhe tani mban një rekord të pamposhtur prej 2-0-2.

Ai së fundmi mundi ish-rivalin e fortë Eddie Hall me vendim unanim në mars, në një luftë të quajtur “Ndeshja më e madh për peshat e rënda në histori të boksit”.

Bjornsson, i cili ishte prezent në fitoren e Fury ndaj Whyte, ka konfirmuar gjithashtu se po zhvillohen bisedime për një luftë kundër kampionit botëror të boksit në peshat e rënda.

Lexo po ashtu Tensionohen gjërat para "Ndeshjes më të rëndë në histori të boksit" - Eddie Hall kërcënon se do ta kafshojë hundën e Thor Bjornsson

“Unë e di që po zhvillohen disa negociata dhe disa bisedime, por asgjë nuk është e plotë”, deklaroi në një intervistë për iFL TV .

“Nëse do të ndodhte, unë me kënaqësi do të hyja në ring dhe do ta luftoja me kënaqësi”.

Duke folur përpara fitores së tij ndaj Hall, Bjornsson zbuloi se po studionte Furyn për ta ndihmuar atë të përgatitej për luftën.

“Ka shumë djem të cilët i shikoj. Lennox Lewis, Tyson Fury… shumë e shumë të tjerë që janë aktivë sot”, shtoi më tej Bjornsson. /Telegrafi/

Exit mobile version