Telegrafi

Specialja pranon edhe 84 viktima të tjera në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, refuzohen 86 kërkesa

Numri i përgjithshëm i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore ka shkuar në 137.

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara nxori vendimin e pestë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

Tetëdhjetë e katër parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Ata do të përfshihen në grupin ekzistues (i cili numëronte 53 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesi i njëjtë i viktimave.

Lexo po ashtu ​Prokuroi: Një dëshmitar ka dhënë deklarata të rreme por ai ishte viktimë në fabrikën e Kukësit

Kjo e çon numrin total të viktimave pjesëmarrëse në 137 në këtë çështje.

Tetëdhjetë e gjashtë kërkesa u refuzuan në vendimin më të fundit.

Më shumë detaje nga ky vendim mund t’i shikoni në këtë lidhje. /Telegrafi/