Këngëtarja e njohur amerikane, Britney Spears, ka thënë se do të ishte shumë e lumtur nëse do të ishte dadoja e gjashtë fëmijëve të çiftit të njohur hollivudian, Brad Pitt dhe Angeline Jolie.
Pop-ylli mendon se do të ishte shumë punë argëtuese kujdestaria e gjashtë fëmijëve të çiftit – Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne – dhe thotë se ka dëshirë që ta takojë sërish Brad Pittin, raporton “femalefirst.co.uk”.
“E kam takuar Brad Pittin një herë, por do të doja t’i takoja sërish ata dhe do të doja të isha kujdestarja e tyre. Kjo më duket shumë argëtuese”, ka thënë Spears në emisionin “Good Morning Britain”.
Krijuesja e hitit “Womanizer”, që ka dy djem me ish-burrin Kevin Federline, beson se do të ishte një mësuese e mrekullueshme.
“Do të isha një mësuese e mrekullueshme ose diçka tjetër që ka të bëjë me fëmijët ose mësimin”, ka thënë ajo.