Në prag të fillimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë ka dalë me njoftim, nëpërmjet të cilit rikujton se shkrimi i grafiteve dhe veçanërisht grafiteve me përmbajtje vulgare dhe fyese në vende dhe objekte publike është kundër Ligji për Pastërti Publike, si dhe ngjitje arbitrare të posterave në vende të pacaktuara për këtë qëllim.
Nga SPB Tetovë thonë se në varësi të llojit dhe shkallës së dëmtimit të objektit, paraqet edhe kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike (neni 27), për të cilën është paraparë gjobë prej 100 deri në 250 euro në kundërvlerë të denarit.
“Nëse mesazhet përmbajnë përmbajtje që nxisin urrejtje kombëtare, racore ose fetare, përçarje dhe intolerancë, autorët e grafiteve të tilla do të përballen me përgjegjësi penale në bazë të nenit 319 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
“Për këtë shkak, Sektori i Bunëve të Brendshme – Tetovë apelon, sidomos më të rinjtë, që të përmbahen nga shkrimi i grafiteve dhe dëmtimi i objekteve publike, si dhe monumenteve kulturore dhe historike, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që shkaktojnë dëme të caktuara materiale, por mund të shkaktojnë dhe dukuri të tjera të padëshiruara. Dhe jo vetëm kaq, por edhe të përballen
me sanksionet e parashikuara me ligj”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/