Site icon Telegrafi

Spasovski: Kandidatët për president janë të sigurtë

Një figurë e papërgjegjshme, një kriminel i lidhur me Ministrinë e Brendshme dhe duke ndjekur kundërshtarët politikë. Këto janë vetëm një pjesë e akuzave të partisë OBRM-PDUKM-së gjatë debatit të sotëm mbi interpelancën e ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski.

Ndërsa Spasovski këtyre iu përgjigj këtyre akuzave duke thënë se “punojë në mënyrë profesionale, ku kam trashëguar punë familjare me 39 milionë euro borxh dhe kuadër partiak me diploma të falsifikuara”.

Deputeti Milloshoski kërkoi nga Spasovski që të sqarojë dilemën nëse Stevo Pendarovski është ndjekur nga shërbime sekrete ose si kandidat presidencial vetëm dëshiron të tërheqë vëmendjen.

“Nuk dua t’ju tërheq me furgona të verdhë dhe shërbime të huaja, kjo kohë ka mbaruar”, tha Spasovski.

Ministri i Brendshëm, gjithashtu tha se kandidatët presidencialë janë të sigurt, dhe nëse është e nevojshme, do tu sigurohen edhe këshilla të sigurimit./Telegrafi/

Exit mobile version