Site icon Telegrafi

Spasovski i fton në takim përfaqësuesit e operatorëve mediatik, do të diskutojnë për ligjin e miratuar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka ftuar në takim urgjent përfaqësuesit e operatorëve mediatik, në të cilin do të diskutohet për gjendjen e krijuar pas miratimit të ligjit për shërbime mediatike.

Me ligjin e ri operatorëve u është caktuar dispozitë e cila parasheh që operatorët mediatik të garantojnë të drejtat autoriale të programeve që ato nuk i prodhojnë, por vetëm i ritransmetojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Marketing365” mëson se për gjetjen e zgjidhjes janë interesuar edhe disa qeveri të vendeve anëtare të BE-së, të cilat përmes ambasadorëve të tyre kanë reaguar tek autoritetet e Maqedonisë se duhet të gjendet zgjidhje me konsensus./Telegrafi/

Lexo po ashtu Maqedoni, operatorët do të ndërpresin me riemetimin e TV kanaleve vendore dhe të huaja, përveç të servisit publik
Exit mobile version