Telegrafi

“Spaska qenë e shkrume” sjell Vesa Lumën në duet me Denik Prezrenin, këngëtarja shfaqet atraktive në xhirimet e klipit

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, po bëhet gati që shumë shpejt të shënojë rikthimin e saj në muzikë, me një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një duet me këngëtarin Denik Prizreni, që titullohet “Spaska qenë e shkrume”.

Kënga ka përfunduar së incizuari, teksa këto ditë janë kryer edhe xhirimet e klipit.

Vesa ka qenë ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve, ku shfaqet mjaft atraktive si një bionde me gërsheta.

Lexo po ashtu Intervista e Vesa Lumës për Telegrafin

Në një video të shkurtër, ajo ka kënduar ‘live’ një pjesë të këngës, e cila pritet të publikohet së shpejti.

Përveç këtij bashkëpunimi, këngëtarja nga Prishtina do të publikojë edhe një tjetër këngë solo, në të cilën do të jetë po prapë brenda stilit të saj. /Telegrafi/