Spanjollët kanë filluar ankesat për fushën, ende pa shkelur në stadiumin e ri “Lori Boriçi” ku do të luhet sfida kundër kombëtares së Shqipërisë.
Mediat spanjolle, por edhe zyrtarë të federatës shprehin pakënaqësi për faktin se vetëm tre ditë më parë po në atë stadium u luajt sfida mes Kosovës dhe Kroacisë.
Një tjetër pakënaqësi lidhet edhe me faktin se Shkodra ndodhet në limitet e largësisë së lejuar nga FIFA për ndeshje të këtij rangu.
Kjo largësi sipas tyre do të ndikojë në lodhjen e lojtarëve.
Shqipëria pret Spanjën në Loro Boriçi të dielën nga ora 20:45. /Telegrafi/