Afati kalimtar veror 2019 ka nisur me vrull, ku deri më tani janë klubet e La Ligas që e kanë diktuar ritmin dhe i kanë vendosur rekordet.
Deri më tani janë bërë 66 blerje të reja me një investim të paparë deri më tani, diku mbi 830 milionë euro. E gjithë kjo ka ndodhur në vetëm 33 ditë.
Në anën tjetër janë shitur 67 lojtarë për vlerën e 565 milionë euro .
Nëse vazhdon me këtë ritëm LaLiga është në rrugën e duhur për të dyfishuar shumën e harxhuar prej 934,270,000 eurove verën e kaluar.
Shpenzimet e mëdha në La Liga
Për momentin futbolli spanjoll ka shpenzuar më shumë në transferime sesa ligat e tjera kryesore: Bundesliga (518 milionë euro), Serie A (533 milionë euro), Liga Premier (546 milionë euro), Ligue 1 (171 milionë euro).
Me 290 milionë euro të harxhuara deri më sot nga Real Madridi, kjo shumë e kalon kampionatin portugez dhe atë francez të kombinuar.
Pas Los Blancos në shpenzimet të mëdha vijnë Atletico me 177.2 milionë euro, Barça në 113 milionë euro dhe Sevilla me 92 milionë euro.
Harxhimet e klubeve tjera janë si vijojnë: Valencia (48 milionë), Betis (30m), Real Sociedad (21m), Celta (12m), Levante (12m) dhe Osasuna (10m), që të gjitha në shifrat dyshifrore.
Lojtarët
Sa i përket lojtarët Joao Felix është aktualisht investimi me i madh me 127.2 milionë euro, pastaj vjen Hazard (100m), De Jong (75m) dhe Jovic (60m).
Y con el número 7⃣…
🏧 ¡¡¡@joaofelix70!!! 🔝
👉 https://t.co/4XWNdZ4LpB 👈#AúpaAtleti #PuroTalento #BienvenidoJoãoFélix pic.twitter.com/RV7ACGmt3q
— Atlético de Madrid (@Atleti) July 3, 2019
Jashtë kampionatit spanjoll, shkojnë Lucas Hernández (80m), Rodrigo (70m) dhe Ndombelé (60m), me dy emrat e parë që janë larguar nga La Liga.
Tregu i verës së vitit 2017 ka parë klubet spanjolle të shpenzojnë së bashku më pak se pesë ligjet e mëdha në Evropë – vetëm 557 milionë euro.
Në atë vit Liga Premier ka regjistruar shpenzimet prej 1,369 miliard euro. /Telegrafi/