Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Spanjës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për miqësoren që do ta zhvillojnë sot (e shtunë) mes vete.
Shqipëria është mysafire e Spanjës në miqësoren e luksit të cilën do ta zhvillojë sot në RCDE Stadium me fillim nga ora 19:45.
Ekipi i trajnerit Edoardo Reja është përgatitur maksimalisht për këtë miqësore dhe luan për rezultat pozitiv ndaj Spanjës së fortë të Luis Enriques.
🦅 𝑬𝒌𝒊𝒑𝒊 𝒌𝒖𝒒𝒆𝒛𝒊 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒈𝒂𝒕𝒊 🤩
Për pak orë nisim sfidën e parë të këtij viti 🆚 përballë 🇪🇸 Spanjës, e cila luhet në RCDE Stadium, 🕗 19:45
𝑭𝒐𝒓𝒄𝒂 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊𝒂 ❤️🖤 pic.twitter.com/X56IfUnDj6
— FSHF (@FSHForg) March 26, 2022
Reja ka vendosur të startoj pa shumë befasi në formacion, ndërsa nga minuta e parë luajnë yjet si Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj dhe Armando Broja.
Në anën tjetër, Enrique ka zgjedhur të startojë me emra të mëdhenj si Dani Carvajal, Rodri dhe Alvaro Morata.
Spanja: David Raya; Carvajal, Eric Garcia, Pau Torres, Marcos Alonso; Gavi, Rodri, Pedri; Sarabia, Morata, Ferran Torres
Shqipëria: Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli; Balliu, Laçi, Gjasula, Hysaj; Keidi Bare; Broja, Cikalleshi;
/Telegrafi/