Spanja nuk do të autorizojë anijet që transportojnë armë për Izraelin që të hyjnë në portet e saj.
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i vendit, Jose Mauel Albarel, i cili edhe ka dhënë disa detaje rreth këtij vendimi.
Spanja ka refuzuar të lejojë një anije të ankorohet në portin juglindor të Kartagjenës, raporton skynews.
Anija ishte e para që iu mohua qasja në një port spanjoll, tha kryediplomati spanjoll.
Ai shtoi se refuzimi ishte në përputhje me vendimin e qeverisë për të mos dhënë licenca për eksportin e armëve për Izraelin që nga 7 tetori pasi Spanja “nuk dëshiron të kontribuojë në luftë”.
Ndryshe, Izraeli ka nisur vitin e kaluar një ofensivë kundër militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen sulme terroriste ndaj izraelitëve. /Telegrafi/