Telegrafi

Spanja i dorëzoi Ukrainës sistemet e para të raketave anti-ajrore amerikane, Hawk

Qeveria spanjolle i dorëzoi Ukrainës sistemet e para të raketave anti-ajrore amerikane Hawk, tha ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.

Gjithashtu, sipas tij, më shumë ushtarë ukrainas do t’i nënshtrohen stërvitjes në Spanjë, transmeton Telegrafi.

Më 2 dhjetor, Reznikov u takua në Odesa me Ministren e Mbrojtjes së Spanjës, Margarita Robles.