Telegrafi

Spalletti telefonon Witselin

Zenit Saint Petersburg's player Axel Witsel (L) and head coach Luciano Spalletti give a press conference on November 5, 2012 in Brussels, on the eve of an UEFA Champions League group C football match against Anderlecht. AFP PHOTO / BELGA / VIRGINIE LEFOUR Belgium Out (Photo credit should read VIRGINIE LEFOUR/AFP/Getty Images)

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti njoftohet se e ka kontaktuar lojtarin e tij të mëparshëm te Zenit St. Petersbrough, Axel Witsel, aktualisht futbollist i kinezëve të Tianjin Quanjian.

Reprezentuesi i Belgjikës kaloi pesë vjet të mrekullueshme te rusët e Zenit St Petersburg, shumë nga ajo kohë e kaluar ishte nën drejtimin e italianit Spalletti.

Ai kishte qenë shumë afër një lëvizjeje të Serie A në të kaluarën, me lojtarin e ulur në selinë e Juventusit për orë të tëra në ditën e fundit vetëm që transferimi të ndodhte.

Lexo po ashtu Formacioni me shitjet më të mëdha të Benficas nga viti 2010, me 11 yje përfituan plot 334 milionë euro (Foto)

Megjithatë, Zeniti nuk kishte arritur të gjente një zëvendësim të përshtatshëm për belgun dhe një lëvizje nuk u materializua.

 Witsel është reprezentues i rregullt i Belgjikës (Getty Images)

Sipas mediumit italian Rai Sport, Witsel ende mund të bëjë një goditje në futbollin italian dhe të punojë sërish me Spalletin te Interi.

Lexo po ashtu Neymar është më i shtrenjti në botë, por jo më i paguari (Foto)

Tianjin Quanjian ka paguar 20 milionë euro për të nënshkruar atë një vit më parë, kështu që do të ishte vetëm një huazim me mundësi blerje për 29-vjeçarin.

Interi gjithashtu për mesfushë po shikon edhe Rafinhan e Barcelonës dhe Ramiresin e Jiangsu Suning. /Telegrafi/